Lushnjë, Policia jep detaje: Autori goditi me sqepar nënën, babai në gjendje të rëndë! Arrestohet 45-vjeçari (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mrbëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar ka vrarë me sqepar nënën e tij 80-vjeçare dhe ka lënë të plagosur babain e tij 77 vjeçar.
Bëhet me dije se Florion Dalladaku i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënë e tij Fanije Dalladaku dhe plagosur babain e tij Hasan Dalladaku.
Menjëherë pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë Policia u vu në ndjekje të tij dhe pas disa minutash kontrolle në të gjithë zonën, arriti që ta arrestojë në fshatin Grecalli të Fierit.
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


