“Tallen me hundën time me mall e drogë” / Rama: Shenja që mbaj është tentativa për të më fshirë nga faqja e dheut!

Politikë

“Tallen me hundën time me mall e drogë” / Rama: Shenja

Kryeministri Edi Rama, përmes videos live në rrjete sociale, bëri ironi edhe për ata që komentojnë për shtrembërimin e hundës së tij.

Kryeministri theksoi sy shtrembërim është një shenjë që do t’i mbesë gjithë jetës nga dhuna që pësoi vite më parë.

“Shoh që ka herë pas herë njerëz që merren me hundën time, me këtë asimetrinë këtu…falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale me ato që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit, drogës, shtrembërimit.

Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu sepse edhe këtë gjurmë s’e kam nga ndonjë arsye tjetër.

Por edhe kur nuk kisha asgjë në dorë doja një vend që të rrinte drejt, doja të jetoja në një vend që të mos i bënte bijtë e vet të ulnin kokën kur i pyesnin, është pikërisht për këtë vend që ….duke i qarë hallin për mallin e keq që ka marrë sepse jeni përgjithëshisht më të rinj sesa ajo histori.

Nëse ka një histori timen që një ditë mund ta tregoj që është ajo e gjërave që nuk arrita të bëj dot asgjë tjetër. “

ME TE LEXUARAT