Aksident fatal në aksin Shkozet-Shijak/ Automjeti përplas për vd'ekje biçiklistin 32-vjeçar dhe largohet nga vendngjarja

Aktualitet

Aksident fatal në aksin Shkozet-Shijak/ Automjeti përplas për

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, ku një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një 32-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë, i identifikuar me inicialet V. H.

Si pasojë e goditjes së fortë, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas përplasjes. Shërbimet e policisë kanë nisur punën dhe vijojnë kërkimet intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT