Aksident i rëndë në Fier! Përplaset një i mitur, arrestohet shoferi 24-vjeçar

Aktualitet

Aksident i rëndë në Fier! Përplaset një i mitur,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk të Fierit, ku një i mitur është përplasur nga një automjet.

Ngjarja ndodhi të martën, kur një 24-vjeçar me inicialet A.K., banues në Dushk, përplasi të miturin, i cili ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Pas aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT