Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas për vdekje të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Aktualitet

Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas për

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenishtit, në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet i drejtuar nga një grua ka përplasur një këmbësor rreth 80 vjeç. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit dhe më pas drejt Traumës në Tiranë aty ku dhe ka ndërruar jetë disa orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 1 maj 2026, rreth orës 14:15, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, pranë fshatit Udenisht. Automjeti me drejtuese shtetasen me iniciale E. K. dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., banues në Udenisht.

Burime pranë grupit të ekspertëve të qarkullimit rrugor bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit po udhëtonte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit, ndërsa 80-vjeçari ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, moment në të cilin është përplasur nga automjeti tip “Benz”, duke pësuar plagosje të rëndë.

Ndërkohë, me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Në vijim të informacionit paraprak

Të dhënë sot për një aksident të ndodhur në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", pranë fshatit Udënisht, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases E. S., 24 vjeç, banuese në Udënisht, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Kjo shtetase duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin Z. D., 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku më pas ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT