Greqi/ Shembet shkalla e avionit , plagosen tre persona (VIDEO)

Një incident i rëndë ndodhi në Aeroportin e Araxos në Greqi gjatë uljes së parë të një avioni TUI Boeing 737-8, të quajtur "Patra", kur një shkallë u shemb mbi të cilën gazetarët dhe fotoreporterët ishin ngjitur për të mbuluar ngjarjen.
Sipas informacioneve nga tempo24.news, tre persona u plagosën nga rënia në tokë: një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan lëndime në gjymtyrë dhe u transportuan me ambulancë në spital.
Përfaqësuesit e tjerë të medias që ishin të pranishëm pësuan lëndime të lehta dhe nuk u konsiderua e nevojshme transportimi i tyre në spital, raportojnë mediat greke.


