Aksident i rëndë në Thumanë-Kashar, humb jetën 48-vjeçari pas përplasjes së makinave

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në segmentin rrugor Thumanë-Kashar mbrëmjen e së martës në të cilin janë përplasur dy makina.

Policia konfirmon se nga aksidenti ka humbur jetën 48-vjeçari me inicialet I.L., shofer i një prej mjeteve.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar shoferi i mjetit tjetër, 22-vjeçari I.I. ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari”, njofton policia.


