Rrugët malore të mbuluara nga dëbora, udhëtarët paralajmërohen për kujdes maksimal
Lajmifundit
/
18 Shkurt 2026, 09:47
Aktualitet

Gjatë natës, intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë, ndërsa reshje dëbore është shfaqur vetëm në akset:
Kukës–Krumë
Kukës–Shishtavec
K/Boboshticë–Dardhë
Temperaturat kanë qenë të ulëta, veçanërisht në zonat malore.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve nga dëbora si dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.


