Aksident i rëndë në Tiranë, autoboti i UKT përplas për vdekje gruan që lëvizte me motoçikletë
Lajmifundit
/
17 Mars 2026, 11:11
Aktualitet

Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku një grua që po lëvizte me motor elektrik u përplas nga një autobot uji.
Fatkeqësisht, gruaja humbi jetën në vend. Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur.
Policia dhe ambulanca ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërkohë që po kryhen hetimet për rrethanat e aksidentit.


