Aksident fatal në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari pasi u përplas nga një automjet (EMRI)

Aktualitet

Aksident fatal në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari pasi u

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas.

Automjeti me drejtues 20 vjeçarin Egnisjan Vraja, është përplasur me motomjetin me drejtues 48-vjeçarin Luan Gaci.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë / Informacion paraprak

Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. V., 20 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT