Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë

Politikë

Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë:

Teksa në Tiranë po zhvillohet një protestë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke dënuar sjelljen e disa protestuesve, ndaj një personi që mbante flamurin e LGBT

Kreu i qeverisë thekson se askush nuk duhet të poshtërohet, të përjashtohet apo të sulmohet për shkak se është ndryshe, duke e konsideruar bullizimin të papranueshëm në një shoqëri demokratike.

Në fund të mesazhit të tij, kryeministri dënon autorët e bullizimit me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Turp për bullizuesit”.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da Edi Rama (@ediramaal)

“Kjo nuk është Shqipëria ku ne besojmë dhe sigurisht nuk është Shqipëria që po ndërtojmë si një anëtare krenare e familjes evropiane.

Solidaritet i plotë me djalin që është bullizuar.

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, të përjashtohet apo të bëhet objekt sulmi vetëm sepse është ndryshe. Turp për bullizuesit”, shkruan Rama në Instagram

ME TE LEXUARAT