Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, detajet e para

Aktualitet

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë/ Tre automjete përplasen me

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, në zonën e Çermës së Sipërme.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, dy të tipit “Audi” dhe një “Benz”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme materiale.

Në vendngjarje pritet të kryhen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT