“Mbi 2 milionë të larguar, këtë s’e bëri as pushtuesi!” / Shpërthen protestuesi: T’i heqim nga karriget, vendi në rrezik

Aktualitet

“Mbi 2 milionë të larguar, këtë s’e bëri as

Një qytetar theksoi përpara protestuesve në sheshin përpara Kryeministrisë, se pushtetarët kanë larguar 2 milionë njerëz nga Shqipëria.

Ai e cilësoi këtë si një situatë të rëndë që as pushtuesit nuk e kanë bërë, ndërsa bëri thirrje për rezistencë deri në largimin e tyre nga qeveria.

“Nuk e ka bërë as pushtuesi më i rëndë. Kanë ikur këtu 2 milion e ca njerëz nga qeverisja e këtyre. Shqiptarët duhet t’i zbresin nga karriget.

Ka njerëz të shkolluar. Ne duhet të ndryshojmë vendin tonë. Këta 35 vjet kanë shikuar të mbrojnë kastën e vet, të mbushin xhepat e veta dhe të përzënë të tjerët.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT