Aksident në aksin Peshkopi–Bulqizë/ Raportohet për dy persona të plagosur
Lajmifundit
/
19 Gusht 2026, 12:22
Aktualitet

Një aksident rrugor është raportuar në aksin nacional Peshkopi–Bulqizë, në vendin e quajtur “Pishat”, në Fushë-Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë plagosur dy persona. Fillimisht, në vendngjarje u raportua se një grua ishte gjetur e shtrirë në mes të rrugës, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit dhe nëse ajo ishte këmbësore apo pasagjere.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nuk ka ende informacion të detajuar për gjendjen shëndetësore të të plagosurve.


