FOTO-LAJM/ 80 ditë revoltë! Neomalësorja sërish pjesë e protestës, u bashkohet qytetarëve para Kryeministrisë
Lajmifundit
/
18 Gusht 2026, 21:06
Politikë

Protesta kundër qeverisë ka shënuar ditën e 80-të, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë me kërkesën për ndryshimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pjesë e protestës është bërë sërish edhe ish-deputetja socialiste Marjana Koçeku, e njohur nga publiku si “Neomalësorja”. Ajo është parë sërish në shesh së bashku me qytetarët, duke shprehur mbështetjen e saj për protestën dhe kërkesat e protestuesve.
Ndër kërkesat e artikuluara gjatë 80 ditëve të protestës janë ndryshimi i sistemit politik, ndryshimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.


