Aksident në aksin Rehovë-Ersekë, nën akuzë shoferi 18-vjeçar, u plagos bashkë me 3 pasagjerët

Aktualitet

Aksident në aksin Rehovë-Ersekë, nën akuzë shoferi

Një adoleshent banues në Miçigan (Michigan) të SHBA-ve është aksidentuar bashkë me 3 pasagjerët që ndodheshin në mjetin të cilin po drejtonte, teksa ndodhej me pushime në qarkun e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Rehovë-Ersekë dhe paraprakisht sipas hetimeve të Policisë Rrugore, shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit nga 18-vjeçari.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për V. T., 18 vjeç, banues në Michigan, pasi në aksin rrugor “Rehovë-Ersekë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerët”, tha policia vendore për dinamikën e ngjarjes.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake, do jetë organi i akuzës që do përcaktojë shkaqet, ndërsa katër të aksidentuarit e dëmtuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT