Aksident në autostradën Vlorë-Fier! Përmbyset automjeti, 1 person i plagosur

Aktualitet

Aksident në autostradën Vlorë-Fier! Përmbyset automjeti, 1

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys.

Dyshohet se shkak është bërë çarja e gomës së mjetit.

Në makinë udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT