Gjendet trupi i dekompozuar në Kolonjë, policia nis hetimet
Lajmifundit
/
7 Korrik 2025, 15:50
Aktualitet
Nje trup i dekompozuar eshte gjetur diten e sotme ne Kolonje ndersa policia ka nisur hetimet.
Kolonjë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë, afër stacionit elektrik, është gjetur i dekompozuar trupi i një njeriu, dyshohet mashkull.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e trupit të pajetë, përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.