Aksident në rrugën Kardhiq-Delvinë/ Përplasen dy automjete, mësohet se…
Lajmifundit
/
28 Maj 2026, 16:55
Aktualitet

Një aksident automobilistik është regjistruar të enjten në rrugën Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, pranë tunelit të Skërficës ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


