Përplaset nga makina teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën 69-vjeçari në Elbasan

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh.
Sipas policisë, një automjet me drejtues një 18-vjeçar ka aksidentuar 69-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, 69-vjeçari ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Njoftimi i plotë i Policisë
“Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Bradashesh, automjeti me drejtues shtetasin A. G., 18 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. Ç., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi Xh. Ç. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. G., është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


