Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin e vjetër Fier-Levan, në vendin e njohur si “Çezma e Levanit”, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti nuk ka shkaktuar persona të lënduar, ndërsa automjetet kanë pësuar dëme materiale.
Menjëherë pas ngjarjes në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Për shkak të fluksit të lartë të automjeteve gjatë fundjavës, autoritetet po punojnë edhe për menaxhimin e qarkullimit dhe normalizimin e lëvizjes në këtë segment rrugor.


