Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon makinën e Refit Buzit
Keti jane pamjet nga momenti kur forcat RENEA, nën drejtimin e prokurorit kanë rrethuar automjetin ku ndodhej 35-vjeçari Refit Buzi, pak pasi ai i dha fund jetës me armë zjarri.
Pamjet tregojnë momentet pas negociatave të zhvilluara mes autorit dhe efektivit të RENEA-s, Mariglen Korroveshaj, i cili arriti ta bindte Buzin të lironte 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, pasi e mbajti peng për disa orë brenda automjetit.
Pas lirimit të penges, efektivi e mori të renë në krah dhe e largoi nga zona e rrezikut, duke e çuar disa metra më tej nga automjeti. Më pas, ai e vendosi Rozalinda Plakën në anë të rrugës dhe u rikthye pranë makinës për të vijuar negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim dorëzimin e tij.
Por pavarësisht përpjekjeve të efektivëve për ta bindur, Refit Buzi refuzoi të dorëzohej dhe u vetëvra brenda automjetit, ku kishte qëndruar i izoluar për disa orë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku Buzi dyshohet se kishte qëlluar me armë ndaj prindërve të ish-partneres së tij. Si pasojë e sulmit humbën jetën Kosta dhe Belere Plaku.