Dita e 57-të e protestës në Tiranë, marshim me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama
Lajmifundit
/
26 Korrik 2026, 19:13
Politikë
Sot mbushen 57 ditë me protesta të qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës.
Prej afro dy muajsh, ata kërkojnë largimin e kryeministrit, të cilin e akuzojnë për cenimin e zonave të mbrojtura si dhe për klientelizëm me ligjin për investitorët strategjikë.
Edhe këtë të dielë, grumbullimi i qytetarëve po bëhet në sheshin Skënderbej, për t’u zhvendosur më pas tek selia e qeverisë.
Tubimi pritet të mbyllet me marrshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.