Shkaktoi aksident të shumëfishtë/ Nuk pranoi testin e alkoolit, 50 vjeçari përfundon në polici (EMRI)

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr. 4, në rrugën “Ismail Qemali” në Sarandë, ku janë përfshirë disa automjete.
Sipas informacioneve paraprake, një 50-vjeçar, i identifikuar si Dhimitër Papa, banor i Sarandës, dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur automjetin e parë, duke shkaktuar më pas një përplasje zinxhir ku janë dëmtuar edhe 6 automjete të tjera.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë kërkuar 50-vjeçarit t’i nënshtrohet testit të alkoolit. Sipas burimeve, ai ka refuzuar të kryejë alkotestin.
Për këtë arsye, Dhimitër Papa është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


