Aksidenti tragjik në autostradë, 5 persona dalin nga spitali, një i mitur dhe një turiste në reanimacion (DETAJET)

Aktualitet

Aksidenti tragjik në autostradë, 5 persona dalin nga spitali, një

Spitali Universitar i Traumës njofton se ekipi multidisiplinar i SUT ka qenë në gatishmëri dhe ka ndjekur në dinamikë pacientët e përfshirë në aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës.

5 pacientë, të cilët ditën e djeshme janë paraqitur koshientë dhe më të stabilizuar, pas trajtimit mjekësor sipas protokolleve përkatëse, janë larguar nga spitali jashtë rrezikut për jetën, me këshillë nga mjeku.

Gjithashtu, pritet që edhe një pacient tjetër të largohet nga spitali gjatë ditës, jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillë nga mjekët.

I mituri 8-vjeçar ndodhet në Reanimacionin e SUT, me parametra jetësorë stabël.

Gjithashtu, në Reanimacion ndodhet edhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, 56 vjeç, e cila është në monitorim intensiv. Ajo paraqitet me parametra jetësorë stabël, por në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dëmtimeve të shumta të marra.

Fëmija 14-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në pavion, nën kujdesin e stafit mjekësor, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Sa i përket pacientëve që ndodhen ende në observimin e Urgjencës dhe që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe do të vijojnë të qëndrojnë në monitorim intensiv. Ndër ta është edhe një shtetase çeke me origjinë vietnameze, 20 vjeç.

ME TE LEXUARAT