Akuzohet se publikoi lajmin për infektimet me SIDA në Gjirokastër, flet për herë të parë Emin Kokalari

Emin Kokalari, personi që akuzohet se ka publikuar lajmin e infektimeve me virusin HIV/AIDS në bashkinë e Gjirokastrës ka folur sot për “Shqipëria Live”.
Kokalari shpjegoi se nuk ka qenë ai burimi i lajmit, por në fakt ka qenë gazetari Besir Çollaku, i cili kishte deklaruar se një bashki në jug të vendit ishte kthyer në vatër të kësaj sëmundjeje. Kokalari tha se vetëm ka rishpërndarë lajmin, duke ngritur pyetje pasi më herët në qyteti ne Gjirokastrës qarkullonin fjalë mbi këtë gjë.
“Ka ndodhur një keqkuptim. Nuk jam unë burimi i lajmit, lajmin e ka nxjerrë Basir Çollaku. Kur e lexova u shqetësove sepse kam aktivitetin tim si dentist, por edhe si qytetar. Unë kam rishpërndarë lajmin e gazetarit të licensuar. Më pas është përhapur lajmi, se e kam nxjerrë unë. E para, unë nuk jam gazetar, jam një stomatolog. Unë nuk jam i arsimuar për gazetarinë. Kjo është prishje imazhi edhe për mediat sepse nuk kanë verifikuar informacionin. Unë lajmin e kisha dëgjuar dhe më parë sepse Gjirokastra është qytet i madh dhe kam ngritur një pyetje publike duke thënë a ka reagim për këtë lajm që qarkullon? Unë kam publikuar lajmin e Basir Çollakut dhe kam thënë që kam patur informacion por tani që e publikon një gazetar, a e besoni? Pra nuk kam akuzuar njeri por kam ngritur thjesht një pyetje.
Unë nuk kam patur asnjë komunikim me bashkinë. Kallëzimin penal e kam marrë vesh nga mediat që e raportuan dhe më pas u shoqërova në polici. Aty kam dhënë deklaratën time. Unë gazetarin Çollaku e kam kontaktuar dhe personalisht dhe e kam pyetur a është e vërtetë, përgjigjia e tij ishte po. Mua nuk do më bëhej asnjëherë qejfi nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë.
Unë nuk kam padron dhe nuk marr urdhra nga askush. Veprimet e mija janë të hershme, nuk bëj pjesë e asnjë grupi qoftë partiak apo diçka tjetër. Nuk më intereson aspak çfarë bëhet me ta. Më intereson jeta ime dhe komunitetit pranë meje. Unë nuk kam armiq, nuk kam ngjyra partiake.”- tha ai.


