Tragjike në Shkodër/ E reja ndërron jetë pak ditë pasi solli në jetë binjaket

Aktualitet

Tragjike në Shkodër/ E reja ndërron jetë pak ditë pasi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një e re ka humbur jetën vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë.

Migena Salihi, një vajzë e re plot ëndrra dhe energji për jetën, ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore që u shfaqën menjëherë pas lindjes së dy vajzave binjake. Lajmi ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe gjithë komunitetin ku ajo jetonte dhe kontribuonte.

Vetëm pak orë para se të ndërronte jetë, ishte bërë një apel publik për dhurim urgjent gjaku të grupit 0 negativ, pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar ndjeshëm. Thirrja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe dhjetëra qytetarë iu përgjigjën menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të njerëzve, ajo nuk mundi të mbijetojë.

Migena kishte përfunduar studimet për mësuesi në Gjeografi në Universiteti “Luigj Gurakuqi” dhe ushtronte profesionin e saj me përkushtim. Krahas punës si mësuese, ajo ishte e angazhuar edhe në çështje mjedisore si pjesë e shoqatës “Eko Mendje”, ku njihej për energjinë dhe përkushtimin e saj.

Jeta e saj personale sapo kishte nisur një kapitull të ri, pasi vetëm katër vite më parë ishte fejuar me partnerin e saj, me të cilin kishte ndërtuar ëndrrën e një familjeje.

ME TE LEXUARAT