Detaje nga KRIMI në Memaliaj/ Si ndodhi vrasja e 30-vjeçarit? Vëllai i autorit u plagos me 4 plumba

Aktualitet

Detaje nga KRIMI në Memaliaj/ Si ndodhi vrasja e 30-vjeçarit?

Një konflikt i hershëm mes dy personave ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit mbrëmjen e sotme pranë një lokali në qendër të Memaliajt, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.

Sipas informacioneve, 29-vjeçari Donaldo Nela dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili ka humbur jetën. Gjatë të shtënave ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dario Nela.

Ky i fundit ka marrë katër plumba në trup, dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi të rëndë.

ME TE LEXUARAT