Alarm në Drenovë, zjarri i fuqishëm përfshin zonën pranë qendrës së fshatit në Mallakastër
Lajmifundit
/
30 Korrik 2026, 23:02
Aktualitet

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë, në bashkinë Mallakastër
Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë rënë pranë qendrës së fshatit, duke shkaktuar alarm te banorët.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në një sipërfaqe më të gjerë.


