Pas Poliçanit dhe Maliqit, thirret protestë dhe në Dimal! Qytetarët kundër planit të PS për reformën territoriale

Aktualitet

Pas Poliçanit dhe Maliqit, thirret protestë dhe në Dimal!

Kundërshtimet ndaj Reformës Territoriale vijojnë të shtohen në vend. Pas protestës në Poliçan dhe thirrjes së qytetarëve të Maliqit, edhe në Bashkinë Dimal është bërë thirrje për një protestë qytetare kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë.

Përmes një njoftimi publik, qytetarët ftohen të marrin pjesë në tubimin që do të zhvillohet më 31 korrik, në orën 18:00, në pedonalen e qytetit.

Pas Poliçanit dhe Maliqit, thirret protestë dhe në Dimal!

“Prania e secilit prej jush është një zë në mbrojtje të Bashkisë Dimal, identitetit tonë, përfaqësimit lokal dhe të ardhmes së komunitetit tonë. Le të jemi të bashkuar dhe ta shprehim në mënyrë qytetare qëndrimin tonë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Me sloganin “Bashkë për Dimalin! Zëri ynë, e ardhmja jonë!”, qytetarët u bëjnë apel banorëve të bashkohen në protestë për të kundërshtuar çdo vendim që, sipas tyre, cenon statusin e Bashkisë Dimal.

ME TE LEXUARAT