Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin amerikan STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka njoftuar qytetarët shqiptarë që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit të regjistrohen në programin Smart Traveler Enrollment Program (STEP) në http://step.state.gov.
Përmes këtij regjistrimi, qytetarët mund të marrin përditësime të rëndësishme mbi sigurinë gjatë qëndrimit jashtë vendit.

Ambasada gjithashtu inkurajon ndjekjen e @travelgov në rrjetet sociale për njoftimet më të fundit të udhëtimit dhe udhëzimet nga Departamenti i Shtetit.
Ky hap synon të sigurojë informacion të përditësuar dhe mbështetje për qytetarët amerikanë dhe shqiptarë gjatë udhëtimeve ndërkombëtare.


