Ambasadori Meidani mbështet studentët shqiptarë: E drejta për gjuhën amtare duhet respektuar

Aktualitet

Ambasadori Meidani mbështet studentët shqiptarë: E drejta

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për studentët shqiptarë që protestuan sot në Shkup, duke theksuar se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

Meidani vlerësoi angazhimin qytetar të studentëve dhe mënyrën demokratike të shprehjes së kërkesave të tyre, duke theksuar nevojën për një përgjigje institucionale të matur, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të plotë të të drejtave të garantuara.

Në këtë kontekst, ambasadori nënvizoi se institucionet duhet të marrin parasysh rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të drejtat themelore të qytetarëve, duke siguruar një mjedis të barabartë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë studentët.

ME TE LEXUARAT