“Autobusi u bë përshesh, tri vajza janë në urgjencë”, trajneri i Skënderbeut tregon pasojat e aksidentit
Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me një makinë.
Ato ishin duke udhëtuar drejt Tiranës për të zhvilluar sot ndeshjen e dytë finale në volejboll.
Trajnerin e ekipit të vajzave, Orlando Koja ka treguar se disa nga vajzat kanë dëmtime, njëra në hundë, tjetra në gju dhe tjetra në shpatulla.
Koja ka treguar se vajzat janë në urgjencë, teksa shtoi se të gjithë janë të tronditur.
“Patëm një aksident të rëndë, jemi në Përrenjas, nja tre vajza kanë shkuar në urgjencë, të dëmtuar jemi, të shkundur, na goditi shumë fortë, autobusi është bërë përshesh, kështu që çfarë të them.
Vajzat kanë dëmtime, njëra përplasi hundën dhe i doli gjak, njëra dëmtoi gjurin, tjetra ka probleme me shpatullën, kemi dëmtime të ndryshme”, tha shkurtimisht ai.