BE vendos sistemin e ri të hyrje-daljeve, udhëtarët e vendeve të treta duhet të japin të dhëna biometrike

Nga 10 prilli 2026, Bashkimi Europian do të vendosë në funksion sistemin e ri të hyrje-daljeve (EES), duke zëvendësuar vulat tradicionale në pasaportë me regjistrime digjitale të hyrjeve dhe daljeve për udhëtarët nga jashtë BE-së dhe zonës Shengen.
Sistemi do të regjistrojë fotografi dhe gjurmë gishti, së bashku me të dhëna personale nga dokumenti i udhëtimit.
Refuzimi për të dhënë këto të dhëna automatikisht do të çojë në moslejimin e hyrjes.
Përjashtohen shtetasit e BE-së dhe Shengenit, personat me viza afatgjata, fëmijët nën 12 vjeç, personeli i transportit ndërkombëtar dhe forcat e armatosura.
Autoritetet paralajmërojnë për vonesa deri në dy orë në aeroporte gjatë muajve të parë, prandaj udhëtarëve u rekomandohet të paraqiten të paktën 1.5-2 orë më herët.
Të dhënat biometrike do të ruhen për tre vite, duke përshpejtuar kalimin në udhëtimet e ardhshme.
Gjithashtu, udhëtarët mund të regjistrojnë disa të dhëna përmes një aplikacioni zyrtar të BE-së deri në 72 orë para udhëtimit, për të lehtësuar procedurat në kufi. Megjithatë, regjistrimi në kufi mbetet i detyrueshëm.


