Berisha: Ndaj Altin Dumanit do ngrihet padi. Irena Gjoka ka marrë 3 pasaporta me mbiemra të ndryshëm, mos ndoshta i shiste?

Aktualitet

Berisha: Ndaj Altin Dumanit do ngrihet padi. Irena Gjoka ka marrë 3

Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Ai është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me garën për kreun e Partisë Demokratike. 

Gazetarët: Z. Berisha ka vetëm një interes ditët e fundit, gara për kreun e Partisë Demokratike. A mund të konsiderohet garë kur është vetëm një person që synon këtë post?

Sali Berisha: Shumë bukur. Së pari, edhe një herë, Partia Demokratike... po sikur ta lemë për jo këtu, po atje këtë çështje, ta vazhdojmë atje sepse është problemi që këtu e kam përqendruar të gjithë komunikimin me media në dy persona dhe do kaloj edhe tek ndonjë tjetër.
Tek Altin Dumani, i cili për këtë do paditet. Do ngrihet padi. Po. Dhe tek Irena me shumë mbiemra, e cila u padit dhe e kaloi. A e dini ju që Irena ka marrë tre pasaporta nga viti 2004 në 2007? Ndërrimi i pasaportave, ndërrimi i emrave ka qenë profesioni i saj.

Gazetarët: I paska bërë në qeverinë tuaj.

Sali Berisha: Po pse, krejt pa mëkate fare ka qenë qeveria ime, thua ti? Po ka ndodhur, ajo ka korruptuar, ka korruptuar ndonjë ajo? Pa diskutim.

Gazetarët: Të ndryshosh mbiemrin z. Berisha nuk është një shkelje e madhe.

Sali Berisha: Jo ato mbiemra, prit. Më vjen keq.

Gazetarët: Po të ndryshon mbiemrin, pavarësisht shqyrtimit që unë kam për zonjën, por të ndryshosh mbiemrin nuk është krim. Është e drejtë.

Sali Berisha: Jo, absolutisht. Por problemi është këtu, problemi është këtu. Mbiemrin e parë e ka ndryshuar në '88-ën, meqenëse po hyn në ashtu.

Gazetarët: Meqenëse fole për qeverinë, të paktën ju keni patur shumë mëkate si qeveri.

Sali Berisha: Prit. Mbiemrin e ka ndryshuar në '88-ën të parin. Të dytin në '91-92-shin. Të tretin në '94-ën. Pasaportat i ka nxjerrë nga 2004-a në 2007-ën katër, tre pasaporta. Tani, ose shiste pasaporta kjo, ose çfarë bënte kjo me pasaporta. Hajde merrni vesh ju.
Më gjeni një shqiptar ju. Edhe kur ju bëj pyetje, ju lutem i merrni në mënyrën më anonime.
Ju pyeta unë, më gjeni një zyrtar të ketë me rrogën e tij katër apartamente, ju nuk u ndalët. Tani më futet mua tek Dumani t'jua zbërthej komplet Dumanin unë.
Tani më gjeni një zyrtar që në 3-4 vite ka marrë tre pasaporta. Kjo quhet vetëm Irena Gjoka, e cila ose i ka shit këto pasaporta, ose çfarë ka bërë, por nuk ka deklarata se i ka humbur pasaportat.

ME TE LEXUARAT