"Burrit s'i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë", rrëfehet nëna e 19-vjeçares shqiptare që u gjet e pajetë në Greqi

Nëna e Myrto, e cila ndërroi jetë tragjikisht më 14 prill 2026 në Argostoli, ka rrëfyer momentet e fundit para tragjedisë dhe dhimbjen e madhe pas humbjes së vajzës së saj.
Në një dëshmi për mediat greke, ajo e përshkroi 19-vjeçaren si një vajzë të qetë, të sjellshme dhe të përkushtuar ndaj studimeve, pasi po përgatitej për t’u bërë asistente mikrobiologe në një kolegj profesional në Argostoli.
Ajo tregoi se një natë para ngjarjes, Myrto kishte dalë për një shëtitje me të dashurin e saj, pa lënë asnjë shenjë se diçka tragjike mund të ndodhte.
“Të hënën e Pashkëve ishim në shtëpi me bashkëshortin. Myrto na pyeti nëse ishte veshur bukur. E dija që do të dilte me të dashurin e saj, por babai nuk e dinte pasi ishte shumë i rreptë dhe mbrojtës ndaj saj”, rrëfeu nëna.
Ajo tha se teksa po nisej për turnin e natës në spital, pa makinën e të riut jashtë banesës, por nuk foli me të.
Momenti më i rëndë për të ishte mëngjesi i 14 prillit, kur një kolege e telefonoi dhe i kërkoi të shkonte menjëherë në spital.
“Kur mbërrita, pashë fytyrat e ngrira të kolegëve dhe e kuptova se diçka e rëndë kishte ndodhur. U luta mjekëve të bënin gjithçka për të shpëtuar vajzën time”, tregoi ajo mes lotësh.
Nëna tha se ende nuk arrin ta besojë humbjen e së bijës, ndërsa rasti ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe në Shqipëri.


