Dalin fotot e autorëve të vrasjes së shqiptarit Ervin Baraku në Angli! Çfarë deklaruar para autoriteteve

Aktualitet

Dalin fotot e autorëve të vrasjes së shqiptarit Ervin Baraku

Dy të rinj nga Tottenham janë dënuar për vrasjen e shqiptarit, Ervin Baraku, në një stacion metroje. Sipas Policisë Britanike u shpallën fajtorë Kevin Nguyen, 21 vjeç, dhe Milumo Pedrinho, gjithashtu 21 vjeç.

Ngjarja tronditëse ndodhi më 23 korrik 2024, kur Nguyen dhe Pedrinho u përfshinë në një konflikt me viktimën, 33-vjeçarin Ervin Baraku, në një rrugë të afërt me stacionin.

Milumo Pedrinho

Dalin fotot e autorëve të vrasjes së shqiptarit Ervin Baraku

Të dy të rinjtë ndoqën Barakun në stacionin e metrosë, ku Pedrinho e goditi atë me një thikë të madhe. Ngjarja u pasua nga një ndjekje brutale, dhe Baraku ra nga shkallët pas goditjes.

Kevin Nguyen

Dalin fotot e autorëve të vrasjes së shqiptarit Ervin Baraku

Ai u transportua me urgjencë në spital, por pas një jave më 30 korrik 2024, ndërroi jetë nga plagët e marra. Hetimet urgjente çuan në arrestimin e Nguyen më 24 korrik, ndërsa Pedrinho u arrestua disa ditë më vonë.

Superintendenti i Detektivëve Sam Blackburn e quajti sulmin “absolutisht të pakuptimtë dhe tragjik” dhe theksoi se “nuk ka vend për dhunë në rrjetin hekurudhor".

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT