Irani nis sulm të ri, raketa e dronë shpërthejnë në qiellin e Izraelit, "qytetarët në bunkerë", VIDEO

Bota

Irani nis sulm të ri, raketa e dronë shpërthejnë në

Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt nga Tel Avivi tregojnë dhjetëra raketa dhe interceptorë mbi kryeqytetin izraelit.

Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se janë nisur sulme të reja me raketa drejt Izraelit.

Edhe Ushtria izraelite thotë se ka zbuluar raketa të lëshuara nga Irani, duke u bërë thirrje izraelitëve të hyjnë në zonat e mbrojtura deri në njoftim të mëtejshëm.

Kanali 13 i Izraelit citon "raportet fillestare" se raketat iraniane kanë goditur qytetin bregdetar verior të Haifës dhe qytetin fqinj të Tamrës.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit thotë se forcat iraniane po kryejnë një sulm hibrid me dronë që shoqërojnë raketat që synojnë qytetet izraelite.

Mediat izraelite raportojnë se kabineti i sigurisë i Izraelit ka filluar mbledhjen ne lidhje me situaten.

Takimi vjen ndërsa vendi është nën gatishmëri të lartë, ndërsa përgatitet për një përgjigje të ashpër nga Irani ndaj sulmeve të tij të shumta, me banorët izraelitë që janë udhëzuar të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura.

ME TE LEXUARAT