Debate për provat e arrestimit të Ballukut, avokati i zv.kryeministres kërkon tre javë kohë, prokurorët e SPAK: Mjaftojnë 5 ditë

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit është shoqëruar me debate në lidhje me provat e paraqitura nga SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia ka kërkuar tre jave kohë për t’u njohur me dosjet.
Debate ka pasur edhe për USB me provat e SPAK, pasi demokratët kanë kërkuar që të hapen dhe ti marrin për shqyrtim anëtarët.
“Ti shikojmë vetëm këtu”, i është përgjigjur Balla Bardhit.
“Të hapet zarfi i USB, të njihen anëtarët në Këshill”, ka deklaruar prokurori.
“Më duhen t’i kem për të ndërtuar mbrojtjen”, ka deklaruar avokati mbrojtës i Belinda Ballukut.
Burime bëjnë me dije se në USB janë 10.000 faqe prova.
Ende nuk dihet sesi do të merren, ndërsa avokati i Ballukut ka kërkuar 3 javë kohë, ndërsa dakord me avokatin kanë rënë anëtarët e PS.
Nga ana tjetër, kryeprokurori Klodian Braho ka deklaruar se 5 ditë janë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet.
Demokrati Gent Strazimiri pyet prokurorin Prençi, në cilësinë e prokurorit të çështjes: Duke patur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht, a keni ju personalisht një urgjencë, një afat të arsyeshëm brenda të cilit edhe avokati të njihet me provat, edhe hetimi të mos zvarritet?
Prençi: Afati mendoj të jetë 3-5 ditë.


