Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë
Lajmifundit
/
17 Shkurt 2026, 18:36
Aktualitet

Në disa zona në juglindje të vendit, pas reshjeve të shiut, ka nisur dëbora, duke krijuar problematika në qarkullim.
Intensiteti i reshjeve të dëborës është shtuar në zonat malore të Librazhdit dhe të Gramshit.
Në fshatin Rovje të Gramshit, reshjet e dëborës arrijnë deri në 20 cm.
Sikurse duket nga pamjet e përcjella nga korrespondentja Bruna Kërçyku, dëbora ka zbardhur gjithë vendin.


