Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter godet Bosnjë-Hercegovinën

Bota

Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter godet

Territori i Bosnjës dhe Hercegovinës u godit nga një tërmet i cili, sipas matjeve të para, ishte me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter.

Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti u regjistrua nëntë kilometra në jugperëndim të Livnos dhe u ndje në territorin e Kroacisë, si dhe në pjesë të tjera të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Tërmeti u ndje nga banorët e Bugojnos, por u ndje edhe në pjesët qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe në Sarajevë.

“U drodh mirë”, është një nga komentet e banorëve të Bugojnos.

Banorët e Livnos komentuan gjithashtu për tërmetin.


“Për rreth 5-8 sekonda, fillimisht pati një dridhje, pastaj u lëkund fort”, kanë thënë banorët.

ME TE LEXUARAT