Aksident në Rrugën e Kombit, 'dora e Zotit' mban kamionin pa rënë në greminë
Lajmifundit
/
28 Maj 2026, 20:35
Aktualitet

Një aksident rrugor është pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Kolsh ne segmentin Kukes-Tunel.
Një mjet i tonazhit të rëndë me targa "AB 891KA" ka rrezikuar të bjerë në greminë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem në sistemin e frenimit.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


