Del FOTO/ Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, ja kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët
I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një fluturimi nga Omaha në Detroit dhe tentativës së tij për të hapur derën e avionit.
Shqiptari i cili tashmë akuzohet për sulm dhe ngacmim, detyroi pilotët të bëjnë një ulje emergjente duke devijuar në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN.
“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim Skyëest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids.
Mbeten ende të paqarta motivet e sherrit të të riut shqiptar me sjuardesën ndërsa të tjera detaje pritet të publikohen në vijim.
Një prej pasagjerëve, J. Spencer, shkroi në platformën X: U desh të devijonim në Cedar Rapids sepse ky njeri vendosi të hapte derën e emergjencës dhe më pas u përlesh me ekuipazhin dhe pasagjerë të tjerë.
Ndërsa avioni po hynte në pistë për ngritje, ai u çua në këmbë dhe hoqi rripin e sigurimit. Ekuipazhi ndërhyri sërish.