Vëllai e denonci të zhdukur, gjendet pa jetë 72-vjecari në Fier
Lajmifundit
/
18 Korrik 2025, 22:47
Aktualitet
Nje 72 vjecar qe ishte denoncuar i zhdukur nga i vellai, eshte gjetur pa jete diten e sotme ne Fier.
Fier/Informacion paraprak
Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.