Delegacioni serb tenton të pengojë valëvitjen e flamurit të Kosovës gjatë performancës së Shqipërisë

Gazetari Alberti Limani ka reaguar pas një incidenti të ndodhur gjatë festimeve për performancën e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Limani tregoi se teksa po festonte së bashku me kolegë të tjerë, një grua nga delegacioni i Serbisë është afruar dhe ka kërkuar largimin e flamurit të Kosovës, me pretendimin se “nuk lejohej” në ambientet e eventit.
Sipas gazetarit, gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe situata përfundoi pa incidente të tjera.
Në reagimin e tij, Limani theksoi se flamuri i Kosovës do të valëvitet kudo dhe se ai do të mbrohet gjithmonë.
“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund”, shkroi ai në postimin e publikuar në Facebook.


