Me pak kosto, siguron investimin e jetës

FORUM PËR NDËRGJEGJËSIMIN E SIGURIMIT TË PASURIVE
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare këtë të mërkurë një forum me tematikë forcimi i kulturës së sigurimit në një kohë ndryshimesh klimatike dhe rritjes të fatkeqësive natyrore.
Në forum përfaqësohej edhe kompania ndërkombëtare ‘AON Insurance’, përfaqësuesi i të cilës në vendin tonë, Jan Liska theksoi nevojën e që autoritetet shqiptare të gjejnë formulën për të aplikuar një skemë të detyrueshme sigurimi për banesat.

Jan Liska, kreu i ‘AON Reinsurance Albania’: Propozojmë sigurim të detyrueshëm për të mirën e vendit, për të mirën e të gjithëve.
Rreziqet po rriten dhe kjo u provua gjatë tërmetit të 2019. Për ne është e rëndësishme që të jemi pjesë e tregut në Shqipëri, një treg profesionistësh. Besoj edhe për kompanitë që veprojnë në Shqipëri është me interes që të kenë një partner ndërkombëtar.

Shqipëria ka nivelet më të ulta në rajon për sigurimin e banesave. Kompanitë e sigurimit në Shqipëri janë efektive, paguajnë shpejt detyrimet e tyre dhe përpiqen që të ndihmojnë.
Edhe Shoqata e Sigurusve të Shqipërisë vuri theksin te rëndësia e sigurimit të pasurive, permes deklarates nga Sekretarja e pergjithshme e shoqates se siguruesve, Mimoza Hajdarmataj.
Forumi u vlerësua si mundësi shumë e mirë për të përfituar nga eksperiencat ndërkombëtare dhe për të sjellë praktikat më të mira në tregun shqiptar të sigurimeve.