DETAJE nga operacioni anti-korrupsion në Doganën e Qafë Botës, arrestohen 13 zyrtarë
Një operacion në shkallë të gjerë nga Shërbimi i Punëve të Brendshme i Forcave të Sigurisë në Epir ka qenë në kulmin e tij që nga mëngjesi i së enjtes, me qendër në zyrën doganore të Mavromatio, në pikën kufitare të Qafë Botës.
ë
Sipas një deklarate zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit, qëllimi i operacionit është arrestimi i zyrtarëve doganorë që dyshohet se janë të përfshirë në raste ryshfeti, korrupsioni dhe shkeljeje të detyrës.
Mediat greke raportojnë se deri më tani, 13 persona janë arrestuar, ndërsa hetimet ende vazhdojnë.
Shërbimi i Punëve të Brendshme do të japë më vonë më shumë informacion mbi akuzat, sendet e sekuestruara dhe fushëveprimin e çështjes.