DETAJE nga vrasja e 44-vjeçari shqiptar në Kolumbi! Lidhja me grupin kriminal...

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar, Artur Tushi, i cili u qëllua me armë zjarri 11 herë jashtë qendrës tregtare “Santafé në Medellín”, Kolumbi, në tetor të vitit të kaluar. Hetuesit kanë identifikuar autorët, të cilët dyshohet të jenë pjesë e grupit kriminal “La Oficina Premium”, i njohur për vrasje me pagesë të personave të huaj me status të lartë në Kolumbi dhe qytete të tjera të tjera.
Vrasja e Tushit dyshohet të lidhet me trafikun e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, ku përfshihen bandat kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane. Viktima u qëllua teksa po kthehej në shtëpi, në një atentat të planifikuar për të eliminuar aktivitetin e tij kriminal. Ky rast është pjesë e një serie katër vrasjesh të të huajve në Medellín gjatë viteve të fundit, që përfshin një meksikan, një amerikan dhe dy kanadezë.
Një nga viktimat është Horacio Pérez Ledezma, 54 vjeç, i vrarë në një restorant në sektorin Provenza të El Poblado. Kanadezët vrarë janë Jonathan Christopher Acevedo García dhe Jesse Marcel Arrigo, të cilët u qëlluan respektivisht në Mall del Indio dhe pranë Las Palmas Avenue. Viktimat me shtetësi amerikane nuk janë bërë publike nga autoritetet. Sipas kryetarit të bashkisë, Federico Gutiérrez, organizata kriminale operon ndërkombëtarisht dhe dyshohet se qëndron pas vrasjeve edhe në Meksikë, Republikën Dominikane dhe Kili.


