Detaje/ Pasaporta deri në 20 mijë euro, si babë e bir përdornin dollapin e rrobave për të falsifikuar dokumente
Dalin pamjet e nga operacioni ku u vunë në pranga babë e bir në Tiranë, për falsifikim dokumentesh për kalim të paligjshëm të kufirit.
Të arrestuarit Ylli Brahimaj, 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, dhënë nga SPAK, dhe Pjerin Brahimaj, 45 vjeç kishin përshtatur një ambient të fshehtë ku kryenin aktivitetin e tyre, në bashkëpunim me shtetasin me iniciale Sh. L., 62 vjeç, i cili u procedua penalisht.
Hyrja për në dhomën e fshehtë ku krijoheshin pasaporta të huaja për shuma të mëdha parash, deri në 20 mijë euro, ishte pas një dollapi rrobash.
Këto pasaporta dyshohet se përdoreshin për kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian ose SHBA.