Të shtënat në Pogradec, zbulohet shkaku: Autori i dyshuar u plagos nga vëllai i Brian Syzos në 2025-ën

Aktualitet

Të shtënat në Pogradec, zbulohet shkaku: Autori i dyshuar u

Një konflikt i vjetër dyshohet se është rikthyer me armë këtë të hënë në Pogradec, ku Brian Syzo mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar Nikolla Agolli, i cili, sipas burimeve, ka mbetur i plagosur vitin e kaluar nga vëllai i Brian Syzos, Sindi Syzo.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:15 në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Dyshohet se, pas një konflikti, Nikolla Agolli ka qëlluar me armë zjarri ndaj Brian Syzos, rreth 35 vjeç.

I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se Nikolla Agolli ishte plagosur në janar të vitit 2025 në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit nga Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzos, çka ngre dyshime se ngjarja e sotme mund të lidhet me konfliktin e mëparshëm mes tyre.

ME TE LEXUARAT